Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev nëpërmjet rrjetit social në ‘Facebook’ shkroi se PSP është në vdekje klinike dhe se me shkarkimin e Janevës edhe de facto do të jetë e vdekur.
“Ndoshta do të presim 15 shtatorin, dhe pas mbarimit të mandatit të shkojnë në histori si një nga eksperimentet më të pasuksesshme”, shkruan Janushev.
Ai akuzon se PSP ka përndjekur politikisht opozitën maqedonase dhe se ka legalizuar zhvatjen e Zoran Zaev dhe LSDM-së..
“T’ju rikujtojmë se ‘lëshimi në ujë’ dhe përpjekja për ‘kontroll të dëmit’ tashmë është lëshuar fuqishëm. Pas deklaratve të turpshme të Zaevit, Pendarovskit, Dimitrovit, tani edhe bashkëpunëtorët e parë të Janevës po distancohet me deklarata të stilit ”ne asnjëherë nuk kemi qenë të afërta’”, shkruan Janushev.
Comments are closed for this post.