DASHI: Mungesa e tolerancës që ju ka karakterizuar muajt e parë do t’i lërë vendin krijimtarisë dhe që prej datës 13 do të nisë një periudhë e bukur. Gjatë dy javëve të para të muajit, do të jetë Mërkuri dhe Dielli që do t’ju dhurojnë shumë energji. Nëse në këtë periudhë ju vjen një ofertë pune nga një kompani tjetër, ju këshilloj të nxitoni në marrjen e vendimeve. Në datat 4 dhe 5 do t’ju favorizojë edhe Hëna. Ky muaj do të jetë një muaj me ndryshime pozitive të mëdha. Përvishni mëngët, pasi pas datës 17 do të nisë një periudhë me forca bindëse. Nismat që do të ndërmerrni do t’ju japin shpresa për të ardhmen.

Venusi këtë muaj nuk ju favorizon si muajin e kaluar. Çiftet e martuara do të përpiqen të flasin më shtruar për të shmangur zënka të tjera dhe këtë periudhë të lodhshme në fushën e ndjenjave. A mungon vërtet dashuria apo problemet ekonomike dhe ato në punë po ndikojnë në marrëdhënie? Kjo e fundit, sidomos nëse është në vështirësi do të vihet në provë nga një faktor i jashtëm. Këshillat jo dhe aq të sinqerta nuk do t’jua lehtësojnë gjërat. Faza më e mirë e muajit do të nisë pas datës 13, kur Marsi do të kalojë në shenjën tuaj. Viti i Ri do të jetë i shkëlqyer për beqarët. Edhe pse takimet e dhjetorit nuk do të jenë shumë emocionuese, prapë diçka mund të arrihet. Të dielat e muajit do të shoqërohen nga debate të shumta, sidomos nëse partnerët jetojnë larg njëri-tjetrit fizikisht. Janari do të nisë më mirë në aspektin sentimental.

Problemet familjare dhe profesionale do t’ju tensionojnë, sidomos nëse keni lënë gjërat pezull që nga viti i kaluar. Ruani kontrollin e plotë gjatë të dielave të muajit për të shmangur debate të padobishme që do të shoqërojnë periudhën e festave.

DEMI: Nuk është diçka e vogël të kesh Jupiterin dhe Saturnin kundër. Nëse jeni larguar apo keni mbyllur një raport profesional, nuk kanë munguar pasigurisë dhe debatet. Profesionistët e pavarur apo sipërmarrësit kanë pasur probleme që prej vitit të kaluar dhe janë detyruar të shtrëngojnë mirë kuletën për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri. E megjithatë, Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj prej janarit dhe me të do të vijë edhe qetësia. Të rinjtë do të marrin telefonata për oferta të reja pune. Saturni i ngadalëson disi gjërat me qetësinë që sjell, por nuk bllokon idetë, programet dhe projektet tuaja. Do të ndiheni disi të nervozuar rreth datës 22. Këto muajt e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra, të cilave duhet t’u bëni ballë.

Do të keni më shumë besim në dashuri dhe uroj vërtet që çiftet në krizë apo që jetojnë larg njëri-tjetrit të kenë gjetur mirëkuptimin e duhur. Nëse jeni të ndarë, data 25 do të jetë shumë e mirë për njohje të reja falë Venusit dhe Hënës. Gjatë Vitit të Ri mund të lindë një emocion më shumë. Shumë nga ju do ta mbyllin vitin me dyshime për shtëpinë, shpenzimet apo blerjet që duan të bëjnë. Nga kjo situatë apatie do të dilni shumë shpejt. Kush është në kërkim të aventurave, nuk do t’i mungojnë rastet. Dielli do të kalojë në shenjën e Bricjapit më datë 21 dhe do t’u dhurojë pasion të gjitha shenjave.

Dy javët e para do të jenë nën ndikimin negativ të Marsit. Nuk mund të themi se yjet ju favorizojnë shumë këtë periudhë dhe ju japin forca, pasi që prej verës jeni në kërkim të qetësisë dhe doni të kapërceni problemet psikologjike. Muaji do të mbyllet më bukur falë Venusit dhe Mërkurit. Ditë më të mira do të vijnë, edhe pse gjithçka ndodh shumë ngadalë.

BINJAKËT: Po të bëni një bilanc të vitit 2021, mund të themi me plot gojë që ka qenë pozitiv për ju. Sigurisht që krahasimin po e bëjmë me dy vitet e fundit. Në fushën profesionale priten ngritje në detyrë dhe projekte të reja. Dhjetori do të nisë bukur, edhe pse për shkak të Marsit kundër shenjës suaj, data 13 do të shoqërohet nga nervozizmi dhe disa probleme në ambientin e punës. Nëse keni probleme ligjore, ju këshilloj të mos ngulni shumë këmbë, sepse gjithnjë është më mirë të arrini një kompromis. Menaxhoni më mirë paratë tuaja dhe shmangni shpenzimet e kota. E premtja e datës 17 do të jetë shumë interesante. Jeni ju ata që vendosni çfarë të bëni dhe si ta bëni.

Marsi do t’ju nervozojë disi në dhjetor dhe duhet të bëni shumë kujdes nëse partnerët tuaj janë të shenjës së Demit, Luani dhe Akrepit. Përgjegjësitë që keni në shtëpi nuk janë të vogla dhe do të kaloni ditë të lodhshme. Gjatë periudhës së festave do të reflektoni dhe do të vendosni se me kë doni të rrini, sidomos nëse bëhet fjalë për familjarë. Mos u pushtoni nga pesimizmi, pasi do të kalojë shumë shpejt. Përpiquni të gjeni një mënyrë për të bërë një jetë më të qëndrueshme. Kontrolloni më mirë financat tuaja, pasi këtë vit keni shpenzuar shumë, sidomos çiftet e reja. Nëse keni një marrëdhënie të gjatë, ka ardhur momenti të vendosni në do të hidhni një hap më shumë apo do t’i jepni fund. Mos i zvarritni gjërat, dëgjoni vetëm zemrën.

Ditët e fundvitit nuk do të jenë aspak të qeta, madje edhe viti i ri do të nisë me nervozizëm, sidomos nëse jeni të detyruar të punoni gjatë festave. Jepini vetes pak kohë dhe pushoni. Kujdes me nervat në ditët e fundit të vitit, mos harroni se ndonjëherë është më mirë t’i mbani gjërat për vete dhe të mos bërtisni me të madhe.

GAFORRJA: Disa raporte profesionale, që janë në krizë prej kohësh do të mbyllen në mënyrë përfundimtare. Kjo do të jetë një periudhë e tensionuar, por që në fund do të rezultojë pozitive. Do të përpiqeni të nisni gjithçka nga zero, madje që prej fillimit të vitit do të shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet. Në datën 29 dhjetor, Jupiteri kalon në shenjën tuaj dhe do t’ju mbrojë gjatë gjithë vitit 2022. Në janar do të zgjidhni me kujdes kolegët dhe bashkëpunëtorët e duhur. Dyshimet do t’ju shoqërojnë rreth datës 13 dhjetor. Këtë periudhë do të reflektoni më shumë për gjendjen tuaj financiare, pasi jeni përballur me vështirësi. Një makinë e re, një udhëtim, disa gjëra të paplanifikuara kanë zbrazur xhepat.

Çiftet që kanë përballuar stuhitë e javëve të fundit, nuk duhet të gënjehen nga ndikimi negativ i Venusit. Miqësitë do të bëhen vërtet të forta. Shumë nga ju janë ndikuar nga familjarë të jashtëm që nuk kanë pasur lidhje me problemet tuaja. Këto ndërhyrje nga jashtë kanë hapur më shumë telashe. Duhet të gjeni ekuilibrin në çift, sidomos nëse njëri nga partnerët ka pasur edhe probleme në punë. Kujdes se në fund të vitit mund t’ju mbërthejë një melankoli e pazakontë. Në datat 27 dhe 31, për shkak të nervozizmit s’do të doni as të mirëprisni ditën e ndërrimit të viteve.

Dhjetori do të sjellë shumë ndryshime planetare, ndaj është normale që ndiheni disi të tensionuar. Përpiquni të kaloni depresionin, frikën dhe pasigurinë që ju kaplon në fundvit. Nëse keni në krah personin e duhur, do ta keni shumë të lehtë ta kapërceni këtë situatë. Mos harroni se viti 2022 do të sjellë shumë qetësi për të lindurit në shenjën e Gaforres.

LUANI: Viti do të mbyllet si jo më mirë për të lindurit e shenjës suaj, pasi Jupiteri nuk do të ndikojë më negativisht pas datës 29 dhjetor. Një armik më pak në qiellin tuaj. Sigurisht që kjo nuk do të thotë se problemet tuaja ligjore apo financiare do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Ata që kanë kërkuar një kompensim apo një dëmshpërblim, do të marrin një lajm të mirë me fillimin e vitit. Pas datës 21, shumë pengesa do të zhduken si me magji në realizmin e projekteve tuaja. Instinkti juaj nuk ju ka lënë asnjëherë në baltë, ja përse idetë tuaja të reja do t’i përpunoni dhe realizoni sapo të hyjë viti tjetër.

Dielli dhe Mërkuri do t’ju ndihmojnë deri më datën 13, ndërsa më pas Marsi do të jetë më aktiv se kurrë. Nuk mund të themi se kjo do të jetë një periudhë e qetë. Bëni mirë të shmangni konfliktet me një ish-partner. Kush nga ju është ndarë në muajt e parë të vitit, tani kërkon vetëm qëndrueshmëri. Po beqarët? Jeni disi dyshues ndaj njohjeve të reja, sidomos pas ndarjes së fundit. Nëse një lidhje nuk funksionon, bëjani të qartë dhe pikë. Në janar do të merrni vendime përfundimtare.

Gjatë pjesës së parë të vitit bëni mirë të shmangni kompromiset dhe të bëni çka ju pëlqen më shumë. Viti i Ri do të sjellë energji të reja pozitive, do të keni dëshirë të argëtoheni apo të bëni ndonjë çmenduri. Pas një periudhe të lodhshme, keni të drejtë të ndiheni i dashur nga të tjerët.

VIRGJËRESHA: Gjatë dhjetorit nuk do të mbyllni dot të gjitha ato që keni në mendje.  Pas datës 12 do të mund të merrni vendime përfundimtare në lidhje me karrierën tuaj. Dhe pikërisht diku nga mesi i dhjetorit do të vijë edhe një përgjigje që e prisnit prej kohësh. Bëni kujdes me shpenzimet mes datave 19-31, pasi do ta lëshoni shumë dorën dhe jo vetëm për dhuratat festive. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e mirë, pasi Mërkuri nis një kalim të rëndësishëm pas datës 13, i cili do të sjellë më shumë mundësi në prag të vitit të ri. Nëse po planifikoni një sipërmarrje të re, konsultohuni me një ekspert të fushës për të vlerësuar situatë. Rezultatet do të jenë pozitive, por do të vijnë me vonesë.

Venusi do të konfirmojë dëshirën tuaj për të qartësuar ndjenjat. Ata që janë në dilemë mes dy dashurish, duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre. Edhe ata që nuk kanë besim te partnerët, duhet t’ia thonë hapur. Zgjedhjet tuaja do të ndikohen pa dyshim nga Venusi dhe Mërkuri që ju vjen në ndihmë gjysmën e dytë të muajit. Atmosfera e festave do të shërbejë për t’u pajtuar, sidomos me disa familjarë që keni pasur probleme të hershme. Është e vërtetë që keni kapërcyer vështirësi të mëdha financiare në familje, por edhe 2022 do të sjellë shpenzime të paparashikuara për fëmijët apo për shtëpinë. Çiftet e konsoliduara nuk duhet të kenë frikë nga Jupiteri që kalon në shenjën tuaj pas datës 29. Ata që i kanë partnerët larg, duket se do të marrin një vendim përfundimtar. Shfrytëzoni festat për t’u afruar.

Në dhjetor do të keni më shumë kurajë, sidomos në datat 22 dhe 26. Do të kapërceni depresionin dhe melankolinë e nëntorit për t’u ndier më energjik dhe me dëshirën për të bërë më shumë gjëra.

PESHORJA: Në dhjetor duhet të përvishni mëngët, pasi yjet pa dyshim janë në favorin tuaj. Marsi ju favorizon pas datës 13 dhe Jupiteri me Saturnin do të luajnë një rol shumë interesant. Dy javët e para të muajit janë më të mirat, sidomos nëse keni ndër mend të bëni një propozim. Takimet e punës lërini pas datës 13 për të shmangur dyshimet që keni. Pas këtyre dy javëve plot punë, duhet t’i kushtoni kohë familjes dhe emocioneve tuaja. Nëse jeni tensionuar disi në ambientin profesional, mos harroni se i keni vetë frerët në dorë, nuk ju detyron askush të duroni. Gjatë kësaj periudhe duhet të tregoheni mendjehapur, që të shikoni ndryshime rrënjësore. Mos u bëni bisht qëllimeve kryesore. Kush nga ju ka si ashendent Peshoren, Ujorin apo Binjakët do të ketë të ardhura më të mëdha.

Yjet nuk do të dhurojnë shumë pasion këtë muaj, por kjo nuk do të thotë se dashuria do të mungojë. Çiftet do të përjetojnë debate, polemika, do të nxjerrin në pah inate të vjetra, por në marrëdhënie nuk ndryshon asgjë. Mos u fshihni pas fjalëve të kota, justifikimeve apo gënjeshtrave. Problemet në çift vijnë pikërisht se një nga ju nuk është treguar i sinqertë. Debatet do të kenë në thelb problemet financiare apo dhe çështje që lidhen me fëmijët. Mos përsëritni disa herë të njëjtat gabime duke u shtirur sikur nuk kuptoni. Qetësia juaj do të vihet në provë në datat 19 dhe 20. Marrëdhëniet në distancë e vuajnë shumë largësinë nga ana psikologjike. Mendoni më shumë për ndjenjat tuaja, për arsyet themelore të ekzistencës suaj. Takime të reja për beqarët, takime që do të lënë gjurmë. Mos hezitoni nga frika se mos gaboni.

Tanimë është e qartë se dy javët e para të dhjetorit do të jenë të çmendura. S’do të gjeni dy minuta qetësi, si në punë, ashtu edhe në familje. Shmangni debatet e kota, që të mos harxhoni energji që ju duhen për të tjera gjëra. Kujdes maksimal gjatë datave 10-12 dhjetor.

AKREPI: Ju është dashur pak kohë të gjeni rrugën e duhur, por duket se tani gjithçka është më e qartë. Jupiteri do t’ju favorizojë shumë pas datës 29. Problemet financiare nuk kanë munguar, por pak e nga pak do ta shikoni të ardhmen me më shumë besim. Gjithçka do të nisë me një lajm të rëndësishëm. Pikësynimet e reja ambicioze tanimë janë objektiva që duhen arritur. Këto dy vitet e fundit gjithçka ka ndryshuar me shpejtësi të madhe. Keni bërë restaurime në shtëpi, shpenzime për fëmijët, pra, jeni përballur më shumë me realitetin dhe tani s’e gënjeni më veten. Dhjetori është muaji i duhur për të blerë pajisje të reja pune nëse jeni profesionistë të pavarur.

Gjatë dhjetorit do të jeni më mirëkuptues ndaj partnerëve. Projektet në çift janë më të realizueshëm. Kush nga ju kërkon një dashuri të re, yjet janë pa dyshim në favorin tuaj. Me partnerin e duhur në krah, jeni duke menduar për një ndryshim radikal jetese, qoftë edhe një shpërngulje të mundur. Jupiteri në fundvit do t’ju bëjë më krijues. Nëse po mendoni për një fëmijë, kjo është periudha e duhur. Çiftet në krizë s’duhet të bllokohen nga histori që tanimë i përkasin së shkuarës. Planeti i fatit po ju dërgon mesazhe të drejtpërdrejta. Pikërisht Jupiteri do t’ju mbrojë edhe në muajt në vazhdim dhe do të keni mundësi të ndreqni gabimet. Mos harroni se keni të drejtë të dashuroni.

Në aspektin fizik dhe psikologjik do të ndiheni më mirë, sidomos gjatë fundit të muajit. Problematike do të jenë datat 8, 9, 15 dhe 22. Përpiquni të kaloni një fundvit të qetë. Terapitë që do të nisni tani do të japin menjëherë rezultate të mira.

SHIGJETARI: Ju këshillojmë që edhe këtë muaj të kërkoni kompromise nëse jeni përballë disa çështjeve ligjore që janë pezull. Gjithçka që keni arritur deri tani, do ta keni të vështirë ta mbani, sidomos pas datës 29. Një marrëveshje apo kontratë duhet rinovuar. Të gjitha problemet profesionale duhen trajtuar me diplomaci duke e kuptuar më mirë realitetin. Dhjetori është muaj i favorshëm për ju, por disi jeni të shqetësuar për një projekt afatgjatë apo për diçka që keni në plan ta realizoni verën e vitit tjetër. Marsi kalon në shenjën tuaj pas datës 13 dhe ju ofron disa alternativa. Mos e mundoni veten me mendime të kota. Kërkoni bashkëpunëtorë dhe kolegë që janë në sintoni me idetë tuaja. Tregoni se keni të drejta më shumë me vepra sesa me fjalë.

Në aspektin sentimental ka mbizotëruar kaosi, ja përse tani duhet t’i qartësoni gjërat. Kush është i martuar dhe ka një familje po kujton problemet e së shkuarës. Dhjetori sjell pasion, ndaj uroj të keni në krah personin e duhur, përndryshe do të shkoni ta kërkoni tjetërkund. Shumë planetë ushtrojnë ndikimin e tyre pas datës 22. Gjeni sensualitetin tuaj, i cili është pika juaj e fortë. Raportet me prindërit kërkojnë përgjegjësi maksimale. Nëse keni çështje ligjore të hapura me ish-partnerët, jepuni fund sa më shpejt. Viti 2022 do të shquhet për një ngadalësim të procedurave të tilla. Në janar do ta ngrini më shumë zërin.

Nuk do të mungojnë energjitë në dhjetor. Jupiteri ndikon shumë pozitivisht pas datës 29 dhe do t’ju mbrojë edhe vitin tjetër. Problemet e vogla shëndetësore do t’i kaloni me sukses. Datat 3 dhe 4 janë të favorizuarat për të gjetur pak atë çlodhjen që ju mungon. Ditët e fundit të vitit do të jenë më energjike dhe argëtuese.

BRICJAPI: Dhjetori do të karakterizohet nga një situatë astrologjie shumë bindëse për projektet e reja profesionale. Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj në datën 13 dhe Urani do ta pasojë në datën 21. Brenda Vitit të Ri do të merrni një lajm të mirë, falë të cilit do të zgjidhni disa nga pasiguritë që keni. Bëni kujdes nga personat që jua çojnë kohën dëm, sepse nuk duhet të harxhoni energji. Në datat 24, 26 do të keni ide të reja dhe intuita do të jetë në kulmin e saj. Muaji do të mbyllet në mënyrë shumë aktive me katër planetë në shenjën tuaj. Ndryshimet që prisnit në fillim të vitit tanimë janë realitet. Bëni çmos që të bini në sy gjatë një gare apo rivaliteti.

Venusi vazhdon me ndikimin e tij të mirë në shenjën tuaj. Do të ndieni nevojë të flisni pa pushim për dashurinë. Edhe pse zakonisht jeni njerëz shumë racionalë, papritur mund të lini kokën për dikë që as nuk e kishit menduar. Raportet me fëmijët do të jenë të shkëlqyera. Ditë të favorshme edhe për martesat. Çiftet në krizë do të gjejnë një zgjidhje që do t’i kënaqë të dyja palët. Yjet do të mbështesin edhe ata që duan të bëhen me fëmijë. Nëse brenda familjes po merreni me një problematikë që lidhet me pronat, bëni mirë ta shtyni për gjysmën e dytë të muajit. Dashuria do t’jua ngrohë zemrat këtë dhjetor.

Në një klimë kaq të mirë, do të rikuperoheni edhe në aspektin fizik. Largojeni mendjen nga ankthi dhe nga pasiguritë që janë shtuar kohët e fundit. Një gjumë i mirë do t’ju ndihmonte shumë. Nisni terapi të ndryshme nëse keni probleme me kockat dhe format e ndryshme reumatizmale.

UJORI: Muaji i fundit do të jetë më i qetë në aspektin profesional. Diçka ka ndryshuar që prej tetorit, ndoshta një projekt i ri apo një eksperiment që po bëni. Situata financiare është e qëndrueshme momentalisht dhe pa dyshim që keni fituar më shumë të ardhura se vitin e kaluar. Marsi nis një kalim të bukur në shenjën tuaj në datën 13, i cili do t’ju japë forca dhe kurajë. Me kujdesin e duhur, rezultatet do të jenë fantastike. Nëse keni një propozim të ri, më mirë prisni gjysmën e dytë të muajit. Do të kapërceni të gjitha problemet ligjore. Urani i largët inkurajon Ujorët që ndryshojnë “binarët” dhe të marrin vendime të mëdha. Qëndroni më pranë natyrës. Shumë prej jush janë në kërkim të një shtëpie larg kaosit dhe zhurmës.

Dashuria juaj është ëndërrimtare, por njëherazi edhe konkrete. Fundviti do të sjellë përballje me ish-partnerët dhe peshorja do të anojë nga ju. Jeni çliruar nga një barrë e madhe dhe ndiheni më mirë vetëm. Ujorët nuk kërkojnë thjesht një të dashur, por edhe një mik. Kërkojnë një raport, në të cilin nuk flitet vetëm për seks, xhelozi, përgjegjësi në çift, por edhe plane për një të ardhme të bukur. Çiftet e konsoliduara apo të martuarit do të kenë disa debate që lidhen me probleme ekonomike, por viti do të mbyllet shumë shpresëdhënës.

Dhjetori do të nisë disi problematik për shkak të Marsit, por pas datës 13, gjërat do të shkojnë më mirë. Pas datës 29 do të nisë edhe një rikuperim fizik, financiar dhe profesional. Pas kësaj date do të ndiheni më të qetë mendërisht, por edhe trupi do t’ju falënderojë.

PESHQIT: Kalimi i Venusit do të jetë pozitiv gjatë gjithë muajit për të lindurit e kësaj shenje. Pas tij, vjen Mërkuri më datën 13, i cili do t’ju ndihmojë me të gjitha problematikat profesionale. Një telefonatë e rëndësishme do të sjellë një projekt të ri. Do t’ju jepet mundësia të hiqni një barrë të madhe që mbanit mbi shpatulla. Nëse dy javët e para të dhjetorit ju këshillojmë të tregoheni të matur me paratë, gjatë gjysmës tjetër do të ndiheni më të lirshëm. Ndiheni ende disi të nervozuar, dhe pikërisht ky nervozizëm do t’ju nxitë të thoni apo bëni gjëra që do të vënë në dyshim rolin tuaj në punë. Kujdes në datat 3, 4, 17 dhe 18, pasi mund të shkatërroni gjithçka në aspektin profesional. Keni përshtypjen se të tjerët nuk ju dëgjojnë, por a është vërtet kështu? Ndonjëherë i bëni filmat në kokën tuaj, lërini gjërat të rrjedhin vetë.

Sigurisht që dashuria do të jetë një pikë referimi gjatë dhjetorit, edhe pse puna ju merr pjesën më të madhe të kohës. Yjet ju japin një sërë zgjidhjesh. Çiftet në krizë do t’i japin fund, ndërsa të vetmuarit do të përpiqen të gjejnë partnerë goxha më të mëdhenj në moshë pasi kërkojë siguri. Marsi mund të ngacmojë paksa xhelozinë në çift dhe mund të sjellë polemika. Shumë çifte po planifikojnë blerjen e një shtëpie të re që prej vitit të shkuar. Mezi prisni të ndërtoni një të ardhme së bashku. Beqarët nga ana tjetër duhet të kenë parasysh se dashuria ndonjëherë nuk duket sheshit, por fshihet te detajet e vogla. Mjaft të keni guximin t’i zbuloni. Yjet favorizojnë të gjithë ata që po mendojnë për martesë.

Bëni kujdes me shëndetin në datat 17 dhe 24, pasi Marsi mund të provokojë disa probleme. Mos flisni vetëm për paratë dhe punën, sepse ndonjëherë vlen më shumë mendja. Sa herë që keni një problem, mendoni vetëm për të dhe asgjë tjetër s’ekziston. Këtë fundvit do të doni t’i kaloni festat në mënyrë sa më intime, larg kaosit.