Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të martën një paketë ndihme prej 2 miliardë eurosh për të ndihmuar zonat verilindore të prekura nga përmbytjet që vranë 14 njerëz, shpërngulën mijëra dhe lanë të zhytur në ujë një pjesë të tokave bujqësore.

Pas një mbledhjeje urgjente të kabinetit, ajo njoftoi ndihmë për familjet, bizneset, fermat, sistemet e transportit, shkollat, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe industrinë e turizmit, ndërsa paralajmëroi se shkalla e plotë e dëmit mbetet ende për t’u përcaktuar.

“Kjo masë e parë parashikon një buxhet prej mbi dy miliardë eurosh për zonat e prekura nga përmbytjet,” tha Meloni, e cila vizitoi zonat më të goditura të rajonit Emilia Romagna të dielën.