Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar informacionet më të reja nga lufta në Ukrainë, duke vënë në dukje se përpjekjet ruseb karakterizohen nga konfuzioni për rezervistët lidhur me përshtatshmërinë për shërbim, të cilët kanë trajnime dhe pajisje të pamjaftueshme.

Në përditësimin e saj të përditshëm, Ministria e Mbrojtjes tha se disa rezervistë duhej të shërbenin me kushte të rënda shëndetësore kronike pasi ata u thirrën gjatë njoftimit të Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm.

Ushtarët ka të ngjarë të kenë pasur viktima të rënda gjatë gërmimit të sistemeve të llogoreve pranë qytetit Svatove në rajonin e Luhansk, ndërsa ata ishin nën sulm të rëndë të artilerisë.

Ministria shtoi se rezervistët rusë janë vrarë në një numër të madh në sulmet frontale në zonat e mbrojtura mirë të Ukrainës pranë Bakhmut në rajonin e Donetsk. Të dyja zonat janë në Ukrainën lindore, drejt kufirit me Rusinë.

Mbretëria e Bashkuar beson se Kremlini ka të ngjarë të jetë i shqetësuar për familjet e rezervistëve që do të rrezikojnë arrestimin duke protestuar për kushtet me të cilat përballen të afërmit e tyre.