Aulona Musta është një nga gazetaret më të njohura e më të komentuara që flet gjithnjë pa dorashka dhe thumbon personazhet e famshëm të shoëbizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në Instagram ku publikon foto e video të ndryshe nga përditshmëria e saj dhe jo rrallë herë ndodh që kapet me fansat.

Kështu ka ndodhur në një foto të fundit të saj dhe Aulona ka vendosur t’u kthehet komenteve negative të fansave.

Moderatorja e njohur ka ndarë disa foto ku shihet me rroba banjo teksa në sy bie trupi i saj i palestruar.

det.jpg

Mirëpo, njëra nga fanset i është kthyer keq Aulonës duke e quajtur debile në komente. “Ik o debile se na çmende me këto foto idiote, e shikon vetëm në pasqyrë moj”, i shkruan ndjekësja gazetares, ndërkohë që ajo nuk ka duruar dot ndaj ofendimeve dhe ka shpërthyer kundër saj.

“Idiote ik ti, se unë jam në shtëpinë time, ti ke ardhur e padëshiruar”, shkroi Aulona.

ikm.jpg