Në pritje për të mësuar se fanellën e kujt klubi do të veshë vitin e ardhshëm, sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ka vendosur të investojë në klubin e Hammarbyt, ku ka blerë 50 % të aksioneve.

Ka qenë vetë klubi që në një njoftim në faqen zyrtare, ka lajmëruar se tashmë pronar me 50 % të aksioneve, është edhe një nga më të mirët e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Ky i fundit i dha fund eksperiencës në Major Soccer League-n amerikane dhe kërkon rikthimin në futbollin europian, ku kërkohet nga disa klube, me Milanin që është në “pole” për ta marrë për 6 muajt e ardhshëm.