Çifti më i komentuar i showbizit të cilët një muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, Loredana dhe Mozzik, kanë dhënë një intervistë për radion e famshme gjermane “BigFM”.

Ata kanë rrëfyer lidhjen e veçantë të dashurisë, e cila veç ndjenjës dhe sakrificave të shumta, ka dhe plot grindje e mosmarrëveshje, të cilat çifti do t’i tregojë më së miri në këngët e ardhshme.

Loredana ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i saj ai që e kishte shtyrë drejt muzikës, pasi ajo gjithmonë qëndronte në studio kur ai regjistronte këngë dhe jepte mendimet e saj të vlefshme. Kjo gjë zgjati deri në momentin kur Mozzik i tha të ndalojë të bëjë këngë për të tjerët, por për veten e saj, duke i dhënë shtysën më të madhe për të arritur gjithçka që ka sot.

Megjithëse të gjithë i shohin si çiftin perfekt, kjo gjë e bën Loredanën për të qeshur.

“Kjo është vetëm ajo që ju mendoni. Ne gjithashtu stresohemi. Të gjithë thonë jeni “çifti perfekt” por sot unë i them Mozzit që ne jemi viktima të suksesit tonë.”- ka treguar ajo.