Më 08.09.2024, në ora 16:32 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën A-3 Manastir-Resnjë ka ndodhur një aksident trafiku, ku D.S. (40) nga Kumanova, duke drejtuar një motor “Kawasaki” me targa të Kumanovës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ndihma e Shpejtë në Manastir ka konstatuar vdekjen e shoferit në vendin e ngjarjes. Hetimin e ka kryer ekipi hetimor i SPB Manastir, në prani të një prokurori publik.