Pandemia e koronavirusit ka marrë përmasa katastrofike në Indi, ku mijëra persona të tjerë infektohen çdo ditë dhe viktimat janë në nivele tepër të larta.
Sistemi shëndetësor ka kaluar në kolaps dhe tashmë spitalet nuk po përballojnë dot dhe nevojat për oksigjen, i cili në tregun e zi ka arritur një çmim rekord.
Për të përballuar situatën, autoritetet kanë vendosur të nxjerrin në terren ushtrinë për të ndihmuar spitalet e tejmbushura.
Vdekjet kanë shënuar shifra shumë të larta dhe janë shtuar dhe vetëvrasjet. Në pamundësi për t’u varrosur një pjesë e të infektuarve janë djegur.
Comments are closed for this post.