Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe ambasadori i Republikës Çeke në Shkup, Jaroslav Ludva, sot nënshkruan Marrëveshjen për riparimin e helikopterëve ndërmjet qeverive të dy vendeve.

Marrëveshja, e cila bazohet në parimin “Qeveri me Qeveri”, siç njoftohet nga Ministria e Mbrojtjes, është pjesë e planit për modernizimin dhe pajisjen e kapaciteteve të Armatës dhe parashikon riparimin e dy helikopterëve Mi-8MT në një periudhë prej 13 muajsh.

“Marrëveshja e riparimit të helikopterëve është një marrëveshje “Qeveri me Qeveri” (G2G) dhe do të forcojë dhe intensifikojë bashkëpunimin dypalësh dhe atë të mbrojtjes me Republikën Çeke. Remonti i planifikuar i helikopterëve do të rrisë gatishmërinë luftarake të Armatës, ndërsa njëkohësisht do të përmirësohet ndërveprimi i VING-ut të aviacionit me aleatët”, sqarohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.