Rezultati i ekspertizëz, çfarëdo që të jetë, nuk e përjashton as e zvogëlon përgjegjësinë objektive dhe morale të ministrit dhe drejtorit, por as edhe të Zaevit e Teutës.
Jemi dëshmitarë se në botën e civilizuar, edhe për raste jo kaq tragjike, funksionarët japin dorëheqje.Reagon Ish – ministri Xhevdet Hajredini pas konferencës për shtyp të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe i cili nuk dha dorëheqjen pas tragjedisë së djeshme në qendrën covid në Tetovë ku humbën jetën 14 persona.
Më parë, analisti politik kërkoi përgjegjësi nga autoritetet, duke komentuar në mënyrë sarkastike se ishte e mjaftueshme që ata të kërkonin një “hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë”.
Comments are closed for this post.