Gjatë javës së kaluar janë regjistruar pesë raste të vdekjes, të shkaktuara nga gripi, prej të cilave tek dy persona është konfirmuar sëmundje e mëparshme kronike.

Siç njoftoi Instituti për Shëndet Publik, pesë pacientët që kanë ndërruar jetë nga gripi janë nga Shkupi, Dellçeva, Kriva Pallanka, Ohri dhe Tetova, të moshës prej 39-75 vjeçare,

Tek tre prej viktimave është izoluar virusi i gripit A(H1pdm) virusi i gripit, ndërsa tek një virusi i tipit A.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga gripi gjatë sezonit 2018/2019 deri tani është 28.

Gjatë javës së 13-të të vitit 2019 (25.03/31.03), janë raportuar 478 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 51 për qind më pak në krahasim me javën paraprake.

Në krahasim me javën e 13-të të sezonit të kaluar numri i personave me grip është rritur për 23,8 për qind.