Me një fitore dërrmuese të Demokracisë së Re të Kyriakos Mitsotakis dhe me një disfatë të thellë të SYRIZA-s dhe të Alexis Tsipras, përfundon procesi zgjedhor i 21 majit 2023 në Greqi. Mitsotakis konfirmohet në detyrë pasi partia e tij arriti që të marrë 41% dhe 146 mandate në Parlament.
SYRIZA mori 20% dhe siguroi 71 mandate. Kjo është një rënie historike prej një dekade. PASOK me 42 mandate dhe një përqindje prej rreth 11.7% është në vendin e tretë, ndërsa KKE arrin 7.1% dhe 25 mandate. Zgjidhja greke ka sukses dhe mbetet në Parlament, i cili përfundimisht do të jetë pesëpartiak.
“Freedom Sailing”, “Niki” dhe “MeRA25” nuk hyjnë në Parlamentin e ri. Asnjë parti nuk arriti të garantojë 151 mandate. Siç parashikohet, duhet një koalicion për te krijuar qeverinë. Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje vendi fqinj do të shkojë sërish në zgjedhje të përgjithshme.
Comments are closed for this post.