Policia ukrainase është duke hetuar gjinekologun Vyacheslav Tripolko, i cili akuzohet se ka filmuar një numër të madh të femrave në ordinancën e tij, dhe ato pamje i ka shitur nëpër ueb-faqe të ndryshme që kanë përmbajtje pornografike.

Videot e dhjetëra pacienteve janë zbuluar rastësisht nëpër ueb-faqe të ndryshme pornografike. E gjithë ngjarja u zbulua kur një grua pa veten në një faqe pornografike, ku shihej duke kryer kontroll te mjeku.

Me të kuptuar për çfarë po bëhej fjalë policia ukrainase ishte nisur për në ordinancën e tij në Oddesa, ku edhe ka gjetur kamera të fshehta. Të gjitha femrat që ishin paciente të tij janë filmuar lakuriq, kurse videot janë postuar në një ueb-faqe me përmbajtje pornografike.

Tripolko që ishte njëherit drejtor i ordinancës nuk është arrestuar, por thjesht nuk i lejohet të shkojë në vendin e tij të punës. Ai po akuzohet për prodhim dhe distribuim ilegal të pornografisë dhe nëse shpallet fajtor, mund të dënohet deri në shtatë vite burgim.

E kur një nga pacientet i dërgoi disa mesazhe pas zbulimit shokues, ai ka mohuar kategorikisht akuzat duke u arsyetuar se kinse konkurrentët ia kanë montuar rastin.

“Ai beson se është viktimë e lojës së ndyrë të dikujt tjetër. Ka akuzuar gjinekologët e tjerë kinse i kanë vendosur kamera nëpër ordinancë”, ka shtuar kjo paciente.

Gjinekologu i akuzuar ka deklaruar se gjatë verës së kaluar kishte paguar një shumë të majme të parave për të instaluar alarmin e ri në klinikën e tij. Ai konsideron se gjatë asaj periudhe ka mundur kushdo t’i vendos kamerat e fshehta.

Megjithatë disa pamje po del të jenë se janë filmuar më herët, gjë që është verifikuar lehtë, kështu që edhe ky argument nuk i ka shkuar siç kishte planifikuar.