Pasditen e hershme të së hënës, policia gjermane ka lëshuar një urdhërarrest ndaj lojtarit me tre shkrepsa (qibrita) nga Maqedonia e Veriut, Ramadan N. (69). Këtë e ka konfirmuar një zëdhënëse e policisë gjermane.

Sipas saj, zyrtarët policorë zbuluan dhe arrestuan mashtruesin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, në ora 13:45 në East Side Gallery në Berlin-Friedrichshain. Kundër verimaqedonasit ishte lëshuar një urdhërarrest për grabitje.

Ramadan N. ia kishte vjedhur të hollat një turisti 25-vjeçar nga Berlini, me disa bashkëpunëtorë. Viktima ishte joshur rreth orës 15 në East Side Gallery dhe i kanë kërkuar që t`i tregonte paratë. Zëdhënësja e policisë deklaroi: “Paratë, që djaloshi ri i mbante në dorë, ia rrëmbyen (siç do të përcaktohej më vonë) një person 68-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e grupit”.

Ramadan N. si duket ëhstë me prejardhje nga fshati Gërçec i Shkupit dhe për shkak të tij, gazeta më e madhe gjermane ka bë një shkrim edhe për këtë fshat.

Videon mund ta ndiqni këtu: https://www.bild.de/regional/berlin/berlin-aktuell/berliner-huetchenspieler-pate-mit-haftbefehl-von-der-strasse-gezockt-62227634.bild.html