Nga Kuvendit njoftojnë se në kuadër të vizitës së tij në Baku, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka realizuar takim me presidentin e Azerbajxhan-it, Ilham Aliev. Nga Kuvendit thonë se u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht miqësore ndërmjet dy vendeve dhe u theksua nevoja për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Në takimin me Presidentin Aliev, Kryetari Gashi theksoi se ne si shtet, veçanërisht në këtë mandat, jemi të përkushtuar për zgjerimin e horizontit dhe forcimin e partneriteteve me vendet me të cilat, edhe pse nuk i përkasim të njëjtit rajon, kemi interes të përbashkët për bashkëpunim dhe për të ndërtuar ura miqësie. Ai shtoi se ne nuk devijojmë nga rruga jonë e integrimit evropian, pavarësisht sfidave me të cilat përballemi, por jemi të vendosur të zgjerojmë partneritetet tona me vende si Azerbajxhani, me të cilat nuk kemi çështje të hapura dhe kemi interes të përbashkët për bashkëpunim.
Kryetari Gashi theksoi se kemi një përkushtim të përbashkët për forcimin e partneritetit në fushën e furnizimit me gaz, duke marrë parasysh resurset e Azerbajxhan-it dhe praninë e tyre në Ballkan dhe në disa nga vendet e Bashkimit Evropian. Presidenti Aliev vuri në dukje se Republika e Azerbajxhan-it tashmë është duke punuar për mundësitë e sigurimit të bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet dy vendeve në fushën e furnizimit me gaz, duke theksuar se përveç bashkëpunimit në sektorin e energjisë, është e nevojshme të konsiderohet edhe rritja e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fushën e transportit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Comments are closed for this post.