Një mësues u vra dhe dy persona u plagosën rëndë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në Francë sot, thanë zyrtarët.

Sulmi u raportua nga BBC. Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta në qytetin verior të Arras.

Zyrtarët lokalë thonë se sulmuesi është arrestuar. Kanali francez BFMTV raportoi se është arrestuar edhe vëllai i sulmuesit.