Edicioni i tretë i Forumit të Prespës për Dialog do të mbahet më 15 dhe 16 qershor në Strugë, mbi temën “Familja evropiane e zgjeruar deri në vitin 2030: mision i (pa) mundur?”
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp theksoi se ky forum është bërë brend përmes së cilit Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet e njohur në rajon, në Evropë dhe më gjerë.
“Pres që të kemi Forum vërtet të suksesshëm që do të na lejojë ta përsërisim suksesin dhe kështu të konfirmojmë shndërrimin e Forumit në brend tonin, me të cilin jemi të njohur, si dhe ta forcojmë rolin e Maqedonisë së Veriut si lider rajonal në promovimin e politikave për tejkalimin e kontesteve të hapura, promovues i vlerave për pajtim dhe krijimin i stabilitetit në rajon”, tha Osmani.
Pjesëmarrjen në PFD2023 e kanë konfirmuar: Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj; gjithashtu pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar edhe Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe i Kosovës, Albin Kurti.
Në Forum do të marrin pjesë ministra të shumtë nga rajoni dhe më gjerë, duke përfshirë Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Punëve Evropiane të Kroacisë, Gordan Gërliç–Radman, ministra të shumtë për çështje evropiane, duke përfshirë Tanja Misheviq nga Serbia dhe Majlinda Duka nga Shqipëria, Peter Burke nga Irlanda, Martin Dvorak nga Çekia, si dhe përfaqësues të organizatave shumëpalëshe, duke përfshirë Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, Nënsekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Miroslav Jença, Nënsekretarin e Përgjithshëm të UNDP Ivana Zivkovic, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave të shumta think-tenk nga Evropa dhe më gjerë.
Comments are closed for this post.