Sot është mbajtur memoriali përkujtimor për basketbollistin tashmë të vdekur Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna Bryant.

E në këtë ngjarje të organizuar një fjalim mjaftë emocionues ka mbajtur edhe gruaja e Kobe, Vanessa e cila duke u përmbajtur me vështirësi nga lotët tregoi një histori të saj dhe vajzës së tyre, shkruan IndeksOnline.

‘Gianna Bryant është një shpirt i mrekullueshëm, gjithmonë më puthte para se të më thoshte natën e mirë e para se të më thoshte mirëmëngjesi, njëherë më kujtohet që shkoi në shkoll pa më thënë mirë u pafshin dhe un i shkruajta e i thash ska puthje ? por ajo ma ktheu dhe më tha që më kishte puthur deri sa isha e fjetur dhe nuk dëshironte të më zgjonte nga gjumi, ajo e dinte se sa shume do të thoshte puthja për mua, ajo ishte vajza e babait”, tha Vanessa.

Po ashtu ky memorial është vendosur të mbahet sot për shkak të datës 24.02.2020 sepse numri 24 i takonte Kobe kurse numrin 2 e mbante vajza e tij që ishte po ashtu basketbolliste.