Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se nuk tërhiqet nga qëndrimi fëmijët e pa vaksinuar mos ti pranojnë në shkolla dhe çerdhe.

Pas informatave jozyrtare se në disa shkolla nuk respektohet vendimi për fëmijët e pa vaksinuar të ndjekin mësimin, Filipçe ka paralajmëruar se këtë javë do të mbajë mbledhje me Komisionin për sëmundje infektive dhe nuk përjashtohet mundësia që të vijojnë rekomandime të reja.

Ministri po ashtu ka paralajmëruar se do të forcohen kontrollet e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe do të vijojnë dënime për ata që nuk e respektojnë vendimin. Në ndërkohë edhe pse ka filluar viti ri shkollor nuk është evidentuar ndonjë rritje e të prekurve të fëmijëve me fruth.

Javën e kaluar janë regjistruar vetëm pesë raste të reja me fruth, edhe atë nga fëmijë të pa vaksinuar.