Prokurorja Fatime Fetai në deklaratë për TV21, tha se për 14 ditë do të jetë në vetizolim për shkak se ka pasur kontakt me kolegun e saj Gavrill Bubevski i cili është diagnostifikuar me Covid-19.

“Do të jem në vetizolim për 14-të ditë për shkak të kontaktit me prokurorin Bubevski. Nuk kam simptoma dhe do të testohem kur do të më sugjerojnë mjekët”, tha prokurorja Fatime Fetai