MPB bën të ditur se dje në orën 18:05, në kompleksin “Inex” në Ohër, është privuar nga liria A.M (30) nga Ohri, punonjës policie që kryente detyra pune si sigurim fizik në kompleks.
Gjatë kontrollit të kryer më parë në zyrën e tij, punonjësit e policisë gjetën dhe morën një lugë dhe letër me mbetje të një lënde pluhuri të bardhë, si dhe një shishe plastike me lëng të panjohur, tha MPB.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar sende me mbetje marijuanë.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, njofton MPB.
Comments are closed for this post.