E punësuar në Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur në SPB Kumanovë se kolegu i saj është përpjekur të kryej marrëdhënie seksuale në kazermën “Boro Menkov”, konfirmojnë nga MPB.

Ngjarjen në policinë e Kumanovës e ka paraqitur e punësuara në URMV më 19 nëntor në orën 19:20.

“Ka paraqitur se më 18.11.2019 rreth orës 13:00 në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë kolegu i saj është përpjekur që të kryej marrëdhënie seksuale me të”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Nga policia thonë se për rastin është informuar edhe prokurori publikë dhe se janë marrë masat për zbardhjen e rastit.