Çdo ditë e më shumë detaje të reja dalin nga ndarja e Gerard Piques me Shakirën. Së fundmi, thuhet se futbollisti po përjeton një romancë të re me një studente. Bëhet fjalë për Clara Chia Marti, e cila që punon në kompaninë e mbrojtsit të Barcelonës “Kosmos”.

23-vjeçarja dhe Piques janë njohur në kompani dhe prej muajsh takohen fshehurazi me njëri-tjetrin.

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të edhe në zyrën e tij, duke organizuar evente”, ka thënë burimi për “The Sun”.

Kujtojmë që Pique dhe Shakira bën publike ndarjen e tyre në qershor të këtij viti, pas 12 vitesh lidhje.