Zyrtarët kinezë të shëndetit publik kanë thënë se asnjë pacient i shtruar në spital me Covid-19 nuk ka ndërruar jetë në “gati katër muaj”.
Guo Yanhong, një inspektor i Komisionit Kombëtar të Shëndetit lavdëroi strategjinë kineze kundër përhapjes së virusit, raporton CNN.
“Dëshmia më e fortë është se përvoja, metodat dhe strategjitë e Kinës në trajtimin e pacientëve kritikë janë të vlefshme”, tha inspektori.
Këto komente i bëri gjatë takimit të Mekanizmit të Përbashkët Parandalues Hera e fundit që Kina ka raportuar një vdekje prej koronavirusit është 14 prilli, i cili u regjistrua në provincën Hubei.
Ndërkohë, rastet e fundit të infektimit u regjistruan gjatë ditës së djeshme, teksa numri i tyre është 22 persona. Përveç kësaj, shtatë raste të reja të importuara u regjistruan në provincat e Jiangxit, Tianjit, Shanghait, Shandongut dhe Sichuanit.
Comments are closed for this post.