Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme.

Me këngën “Levitating”, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, ajo ka arritur suksesin e radhës.

Ajo është bërë kënga e një artiste femër që ka qëndruar më së shumti në historinë e top-listës së “Billboard Hot 100”.

Projekti muzikor i Duas ka qëndruar gjithsej 70-të javë, duke lënë pas hitin e vitit 1997-1998 të këngëtares amerikane LeAnn Rimes “How Do I Live” që qëndroi për 69 javë në top-listë.

Këtë lajm të gëzuar Lipa e ka shpërndarë edhe në llogarinë e saj në “Instagram”, aty ku numëron mbi 80 milionë ndjekës.