Në seancën plenare në Kuvend, të caktuar me qëllim të rivotimit të ligjeve reformuese të cilat nuk i nënshkroi presidenti Gjorge Ivanov, fokusi i deputetëve vendoset tek drejtësia selektive.
Deputeti i BDI-së Artan Grubi kërkoi që propozim-ligji i plotësuar për Këshillin Gjyqësor të vendoset në rend të parë për shqyrtim pasi gjatë ditës së djeshme është vërejtur drejtësi selektive me BFI-në dhe dënimi me nga 19 vite burg i dy të rinjve shqiptar për rastin e Nikolla Sazdovskit.
Grubi tha se “rasti i dënimit të dy të rinjve shqiptar dëshmon drejtësi selektive, ndërsa nga ana tjetër rasti i Almir Aliut nga Kumanova, ai Monstra dhe Alfa ku ka dëshmi për pafajësi, vazhdojnë të zvarrisin të pafajshmit nëpër burgje dhe gjykata”.
Këtë propozim të deputetit Grubi e mbështetën të gjithë deputetët në sallë, përfshirë edhe ata të VNRO-DPMNE-së.
Koordinatori i opozitës maqedonase, Nikolla Micevski deklaroi se edhe VMRO-DPMNE-ja dy vite me radhë flet për drejtësi selektive në vend.
“Ne, dy vite me radhë flasim për drejtësi selektive që ushtron pushteti aktual, të cilin pushtet e mbështet edhe deputeti Artan Grubi që kërkoi drejtësi para pak çastesh. Pasi mungon drejtësia ne mbështetëm propozimin e deputetit Grubi, që të diskutohet për gjendjen aktuale të sistemit gjyqësor në vend”, deklaroi Micevski nga VMRO-DPMNE.
Pasi pika për Këshillin Gjyqësoior do të diskutohet e para, koordinatori i BDI, Ejup Alimi, kërkoi një orë pauzë që të koordinohen dhe përgatiten për diskutim për rastet gjyqësorë që ndodhën dje, si ai i dënimit me nga 19 vite burg i dy të rinjve por edhe i BFI-së.
Seanca do të vazhdojë rreth orës 13.00.
Comments are closed for this post.