Në seancën e sotme të Kuvendit pritet të konstatohet edhe dorëheqja e deputetit të partisë “DOM” Miroslav Bogdanovski. Alsat mëson se Bogdanovski tërhiqet për shkak se nuk i mbështet politikat e pushtetit dhe vlerëson se udhëheqja e partisë nga deputetja Morçanin si kryetare është jodemokratike. Dorëheqja pritet të konstatohet në seancën e sotme dhe më pas KSHZ-ja të përcaktoj deputetin e radhës që do të zëvendësoj Bogdanovskin. Alsat mëson se pas Bogdanovskit në listë është Aneta Simeska nga LSDM e cila kohë më pare u emërua për drejtor në Inspektoratin Shtetëror, andaj nuk përjashtohet mundësia që Bogdanovski të zëvendësohet nga Daniela Nikolova, që vjen nga radhët e LSDM-së.
Comments are closed for this post.