Fitorja e Ilir Shaqirit ka ndarë fansat e Big Brother VIP në dysh. Një pjesë mendojnë se fitorja ka qenë e meritur ndërsa të tjerë thonë se Donaldi duhet të ishte fitues. Vetë aktori i humorit duket se nuk e ka pritur mirë rezultatin final pasi nuk mori pjesë dje kur u xhirua Post Big Brother. Për më tepër, përflitet se kanë hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas”.
Regjisori i spektaklit, Eduart Grishaj reagoi duke thënë se të gjithë kanë dalë të fituar por nuk dinë të pranojnë humbjen. “Asnjë nga ata nuk duhet të mërzitet për sa i përket titullit. Të gjithë kanë dalë me dinjitet, të gjithë kanë fituar,” tha regjisori ndërsa shtoi se nuk ka pasur asnjë spektakël tjetër ku produksioni është treguar kaq mbështetës.
Ndërkaq, një postim që ka bërë Lori Hoxha, producentja e Big Brother, duket si një thumb ndaj. “Nëse ju ofrohet një vend në një raketë, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”, shkruan ajo.
Comments are closed for this post.