Lori Hoxha i dha fund lidhjes së saj gjashtë vjeçare me Vis Bajraktarin 2 vite më parë. Si fillim mjaftoi fakti që ata nuk ndiqeshin më bashkë në rrjete sociale për të ngritur dyshimet se nuk ishin më çift. Më pas disa postime thumbuese që dukeshin sikur ja drejtonin njëri-tjetrit i vunë vulën faktit se ata nuk ishin më bashkë.

Mirëpo së fundmi shumë kanë nisur të aludojnë se dyshja e njohur janë rikthyer sërish me njëri-tjetrin. Ndjekësit e tyre kanë vënë re se Lori dhe Visi kanë veshur së fundmi të njëjtën bluzë. Një bluzë e zezë me të njëjtin model e veshur në një hark kohor prej pak ditësh nga njëri-tjetri i ka bërë shumë persona të dyshojnë se Lori dhe Viis janë sërish çift.

Edhe pse kjo mund të jetë e gjitha një rastësi, fansat janë sërish në pikëpytje nëse kjo është një shenjë ribashkimi. Këtë gjë me siguri nuk do arrijmë ta zbulojmë shumë shpejt, duke qenë se Lori dhe Visi edhe kur ishin të lidhur bashkë janë treguar shumë të rezervuar. Ata nuk folën kurrë për lidhjen e tyre dhe në rrjete sociale po ashtu tregoheshin të rezervuar, por fotot në vende të përbashkëta gjithmonë i “tradhtonin” dhe zbulonin hapur se ata ishin gjithmonë të pandarë nga njëri-tjetri.