Belgjika vazhdon të shënojë numër të madh të rasteve të vdekjes, të shkaktuara nga Covid-19, por edhe ulje të numrit të personave të hospitalizuar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 162 raste të vdekjes nëpër spitalet belge, ndërsa janë hospitalizuar 314 persona.

Qendra federale belge për shëndet publik konstatoi se gjendja “e përgjithshme” në Belgjikë po lëvizë drejt stabilizimit, por se duhet të vazhdojnë përpjekjet në javët në vijim, në mënyrë që situata të kthehet në “korniza të pranueshme”.

“Kjo ulje e hospitalizimeve duhet të na japë fuqi për të vazhduar. Të qëndrojmë së bashku, të jemi të bashkuar”, thuhet në porosinë nga Qendra federale belge e shëndetit publik.

Në kumtesë shtohet se vëllimi i testimit për Covid-19 në Belgjikë është rritur dhe tani praqet 10 mijë teste të kryera në ditë.

Nga gjithsej 22.194 t[ë infektuar, në periudhën prej 15 marsit deri më 6 prill, nëntë mijë janë pranuar në spitalet belge, ndërsa 4157 janë lëshuar nga këto institucione.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga Covid-19 në Belgjikë paraqet 2.035 persona.