Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska sot tha se përfundoi afati i dorëzimit të komenteve të Draft-konceptit të propozuar për arsim fillor me postë elektronike.
“Pjesa më e madhe e komenteve kanë të bëjnë me atë se duhet të merremi me reforma. Ne konsiderojmë se po lëvizim ngadalë, për shkak se zbatimi i këtij koncepti, sipas asaj që ne e propozojmë, do të ndodhë në gjashtë vitet e ardhshme”, tha Carovska pas takimit me drejtorët e shkollave.
Drejtorët e shkollave në takim theksuan nevojën e zbatimit të konceptit të ri dhe thanë se me këtë koncept do të jepet risi në arsim dhe do të freskojë sistemin e arsimit, por gjithashtu do të jepet mundësi për trajnim cilësor të kuadrit arsimor.
MSHIA, Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe anëtarët e grupit të punës këto lloje të debateve i mbështesin edhe për periudhën e ardhshme me mësimdhënësit dhe me organizatat qytetare si dhe me përfaqësuesit e akademisë.
Comments are closed for this post.