Kryediplomati Bujar Osmani përmes FB ka dhënë një lajm për qytetarët tanë të cilët jetojnë jashtë vendit.

“Lajm i shkëlqyeshëm për qytetarët tanë jashtë vendit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për dokumente udhëtimi të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka atyre qytetarëve të cilëve u ka skaduar afati i pasaportës apo u skadon pas 31 korrikut, u vazhdohet afati i vlefshmërisë së këtyre dokumenteve deri më 31 dhjetor 2021. Me këtë, më në fund u dolëm në ndihmë nevojave të një numri të madh të qytetarëve tanë, të cilët për shkak të pandemisë, masave restriktive, karantinave dhe kushteve të tjera të vështirësuara, nuk patën mundësi t’i vazhdojnë në kohë dokumentet e tyre.

Vazhdojmë më tej edhe me projektin e-konsullatë, me stacionet bazë mobile, me të cilat së shpejti do t’i mbyllim plotësisht dhe në plan afatgjatë çështjet e lëshimit të pasaportave jashtë vendit.”, ka shkruar shefi i diplomacisë Osmani.