Lule lakra dhe brokoli janë perime të së njëjtës familje, shumë të pasura në lëndë ushqyese, por që sipas nutricionistëve njëra është më e shëndetshme se tjetra. Më poshtë Living do të listojë të gjitha vlerat ushqyese për të zbuluar cila perime na sjell më shumë dobi shëndetësore.

Përfitimet shëndetësore të brokolit

Dr. Will Cole, krijuesi i dietës keto thotë se perimet si brokoli janë veçanërisht ushqyese sepse janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të zemrës, luftimin e kancerit dhe ribalancimin e sheqerit në gjak Ata janë gjithashtu të ulëta në kalori e shumë të pasura në fibra duke ju bërë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.

Për 1 kupë brokoli

Kalori: 31
Proteina: 2,6 gram
karbohidrate: 6 gram
Fibra: 9.6% nga vlera e rekomanduar ditore
Kalciumi: 4.3% -II-
Vitamina K: 116% -II-

Përfitimet e tjera shëndetësore

1. Ul nivelin e kolesterolit
Sipas një studimi të botuar në Nutrition Research, brokoli i gatuar në avull veçanërisht, është në nga perimet më të mira për uljen e kolesterolit të keq, e pastrimit të enëve të gjakut nga yndyra.

2. Ndihmon në shëndetin e syve
Ashtu si karotat dhe specat, brokoli është shumë  i mirë për sytë tuaj, pasi dy nga karotenoidet kryesore në brokoli, lutein dhe zeaxanthin, janë të njohura për mbrojtjen që u ofrojnë syve.

3. Promovon shëndetin e kockave
Brokoli është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit. Është gjithashtu i pasur me mangan, i cili ndihmon në ndërtimin e densitetit të kockave dhe gjithashtu mund të ndihmojë në rritjen e flokëve. Prandaj, brokoli është thelbësor për njerëzit që vuajnë nga artriti dhe probleme të tjera të kockave.

Përfitimet shëndetësore të lulelakrës
Sipas dietologes së specializuar dhe themeluesit të Nutrition Real , Amy Shapiro, lulelakra është e pasur me vitaminë C, vitaminë K, kalcium, acid folik, kalium dhe fibra. Lulelakra gjithashtu përmban phytonutrient të cilat kanë veti të rrisin imunitetin, anti-plakjes dhe luftimit të kancerit.

Informacioni Ushqyes i Lulelakrës (1 Kupë)

Kalori: 27
Proteina: 2.1 gram
Karbohidrate: 5 gram
Fibra: 8.4% nga vlera e rekomanduar ditore
Kalciumi: 2.4% -II-
Vitamina K: 21% -II-

Përfitimet e tjera shëndetësore

1. Burimi i shkëlqyeshëm i antioksidantëve

Antioksidantët mbrojnë qelizat tuaja nga radikalet e lira dhe inflamacionet. Ngjashëm me perimet e tjera të kësaj familjeje, lulelakra është veçanërisht e pasur në glukozinolate dhe izothiocyanates, dy grupe të antioksidantëve që ngadalësojnë rritjen e qelizave të kancerit.

2. Mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Duke qenë se niveli i kalorive është shumë i ulët tek kjo perime, e bën këtë të fundit, një zgjedhje ideale për njerëzit që duan të ngopen por mos ta rëndojnë organizmin.

Pra, cila është më e shëndetshme?

Nga ajo çfarë shkruam më sipër,  brokoli është lehtshëm më i shëndetshëm sesa lule lakra, me nivele shumë të larta të kalciumit, vitaminës K dhe fibrave. Prapëseprapë, të dy perimet janë të pasura me lëndë ushqyese të zakonshme si folati, mangani, proteina dhe vitamina të tjera. Burimi: GoodHouseKeeping