Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit evropian, Josep Borell prej mbrëmë qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Borell gjatë ditës së sotme do të realizoj takim me presidentin Stevo Pendarovski, kryeminsitrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e jashtëm Bujar Osmani, ministren e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup Borell do të takoj edhe liderët e partive më të mëdha politike.

Pas Maqedonisë së Veriut, ai pritet ta vizitojë edhe Shqipërinë.