Para fillimit të seancës së sotme për rastin “Reketi”, i akzuari i Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, duke mbajtur dokumente mjekësore në dorë iu drejtua prokurores Villma Ruskoska me një ton të ashpër:
“Prokurore e korruptuat, po më torturoni”!
Pas kësaj gjykata e largoi nga salla, ku pas një kohe e ktheu sërish në sallë pasi që erdhën gjykatësit.
Rasti “Reketi” gjendet në fazën e dëshmive, ku duhet të prezantohen dëshmitë që janë dorëzuar në Prokurori nga dëshmitari Jordan Kamçevski.
Comments are closed for this post.