Qeveria në mbledhjen e djeshme ka miratuar Ligjin për automjetet. Ligji sipas ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi ishte parakusht për të vazhduar punën rreth akteve nënligjore të ligjit në fjalë.
“Ne si Ministri e Ekonomisë kemi parapa masat. Në rast se do të ketë rishikim të buxhetit të mund të ndahen mjete për zbatimin e këtyre masave. Do të subvencionohen 1200 qytetarë për të integruar në makinat e tyre sistemin e metanit dhe gazit , ndërsa masa e dytë ka të bëj me blerjen e veturave të reja. Parashikohen subvencion prej 2-3 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që makinën e tyre të vjetër do ta zëvendësojnë me të re”, tha Bekteshi.
Comments are closed for this post.