Pushteti arsyetohet se ngritja e pa kontrolluar e çmimeve të produkteve ushqimore nuk mund të pengohet derisa Kuvendi nuk miraton Propozon ligjin për konsumatorët.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi u bën apel deputetëve që ky ligj të miratohet sa më shpejtë.

Ai pajtohet se inspektoratet kompetente duhet të jenë më efikase në terren dhe të veprojnë.

“Pa marrë parasysh kapacitetin me të cilin ata (inspektoratet) posedojnë, kjo është maksimumi që mund ta bëjnë për momentin. Andaj edhe njëherë bëj thirrje që sa më shpejt të miratohet ligji për mbrojtjen e konsumatorëve për shkak se ka mundësi shtesë edhe për inspektoratin e tregut edhe për inspektoratet tjera që të marrin masa edhe më radikale për ato të cilët përfitojnë nga kriza ekonomike, financiare apo edhe ekonomike, qoftë nga prodhuesit, nga tregtarët e vegjë apo tregtarët e mëdhenj”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Bekteshi shton se nëse miratohet Ligji për konsumatorët mund të ndëshkohen kompanitë përfituese nga kriza, ndërsa mund të merret edhe vendim për ngrirjen e plotë të çmimeve për produktet bazë.

“Është e vërtetë që me përcaktimin e marzhës së fitimit, kompani të ndryshme rrisin kostot operative apo prodhuese që nga prodhimi duke thënë se është rritur çmimi i energjisë elektrike, çmimi i repro materialeve për prodhimin e produktit final të cilat pranohen si kalkulim në kuadër të këtij vendimi. E thash në momentin që do të miratohet ligji atëherë në bazë të analizave të inspektoratit të tregut ndoshta do të ketë edhe ngrirje të drejtpërdrejtë të çmimeve të produkteve bazë”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Një ditë më parë ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se nuk mund të garantojë se nuk do të ketë mungesë të ushqimeve bazë, ndërsa Bekteshi shtoi se ushqimet bazë nuk do të mungojnë gjatë dimrit kur pritet të ketë krizë më të madhe energjetike dhe ekonomike./Alsat.mk/