Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ka njoftuar se këtë javë do të bëhen analiza të çmimeve nëpër markete dhe opinioni do të informohet për uljen e tyre.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bekteshi përmendi edhe një herë se nuk do të lejohet asnjë abuzim me krizën në kurrizin e qytetarëve. Ai theksoi se janë forcuar kontrollet inspektuese dhe tashmë janë vendosur disa gjoba.
“Këtë javë do të bëjmë një analizë direkt dhe fizikisht në supermarkete dhe do të raportojmë për përqindjen e uljes së çmimeve të produkteve dhe kompanive që e kanë bërë. Inspektorati Shtetëror i Tregut tashmë është duke punuar në përputhje me Ligjin e ri për Mbrojtjen e Konsumatorit, kontrollet janë intensifikuar dhe dje drejtori tha se janë shqiptuar disa gjoba, theksoi Bekteshi, duke shtuar se ministria merr të dhëna në baza ditore për importin e produkteve nga Drejtoria Doganore.
Comments are closed for this post.