Sot në ambientet e Ministrisë së ekonomisë u mbajt takim pune me përfaqësues të industrisë së turizmit, inspektorateve shtetërore dhe Agjencisë për Mbështetjen e Turizmit lidhur me draft propozimet në ligjin për veprimtari turistike dhe hotelierike kryesuar nga ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
“Në takimin e sotëm me përfaqësues nga fusha e turizmit diskutuam mbi ndryshimet dhe plotësimet e mundshme në ligjin e ri për veprimtari turistike për të arritur siguri dhe më të mirën për qytetarët tanë.Palëve u është dhënë një afat prej 7 ditësh për të komentuar draft veryionin e ligjit ku mes tjerash është paraparë edhe ndryshimi i mënyrës së licencimit të agjencive të udhëtimit në mënyrë që qytetarët tanë të jenë më të sigurt “, deklaroi ministri Bekteshi pas takimit.
Bekteshi shtoi se është paraparë edhe polisë sigurimi për aranzhmanet dhe garanci bankare por se për qytetarët që blejnë aranzhmane jashtë shtetit,është më mirë të aktivizojnë polisën e sigurimit sepse mund të intervenohet më shpejtë ndërsa garancia bankare kërkohet vetëm kur jepet licenca.
Ndryshime dhe plotësime do ketë edhe në Ligjin për veprimtari hotelierike gjegjësisht tek AT kompanitë dhe të gjitha llojet e tjera të objekteve hotelierike për ushqim, ndërsa është paraparë zgjidhje e problemit të kompanive ketering që operojnë në kushte të papërshtatshme, të paregjistruara dhe janë konkurrencë jolojale ndaj subjekteve juridike që veprojnë në industrinë e hotelierisë. Kemi paraparë model të përshtatshëm për kontrollin e shërbimeve të inspektimit në shitjen e aranzhmaneve përmes BOOKING, AIRBNB sistemet dhe forma të tjera të shërbimeve hotelierike on-line, por kemi paraparë një sistem të të dhënave në nivel shtetëror dhe lokal të të gjitha subjekteve që kanë të bëjnë me veprimtari hotelierike.
Qëllimi pse bëhen këto ndryshime dhe plotësime të këtij ligji janë përmirësimi dhe pasurimi i ofertës turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të përmirësojë kushtet për zhvillimin e turizmit, të promovojë burimet natyrore dhe monumentet tradicionale për qëllime turizmi, të përmirësojë cilësinë e shërbimit dhe të rrisë shkallën e punësimit në sektorin e turizmit dhe hotelierisë.
Pas përfundimit të çfarëdolloj ndryshimi dhe plotësimi nga të gjitha palët e interesuara, Ligji do të vendoset në ENER, dhe më pas në procedurë qeveritare.
Comments are closed for this post.