Komisioni Evropian po përgatit paketën e radhës të sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë, pas agresionit ushtarak të kësaj të fundit në Ukrainë.

Mes pikave kryesore është edhe nisja e ndalimit gradual të importit të gazit dhe naftës ruse për vendet anëtare.

Kjo masë pritet që të diskutohet që në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të ministrave për Energjinë, që pritet të mbahet më 2 maj.

Se kur do të shpallet paketa e gjashtë e sanksioneve evropiane, nuk ka një datë fikse por e sigurt është brenda javës së ardhshme kur pritet të publikohen edhe masat ndëshkuese të radhës ndaj Moskës, nga Washingtoni dhe Londra.

Në anën tjetër, Gjermania, si ekonomia më e madhe e BE-së, heziton ndalimin e shpejtë të importit të naftës dhe gazit rus.