Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në afërsi të Bit Pazarit policia ka privuar nga liria 44 vjeçarin A.K. nga Shkupi.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, pjesëtarët e policisë kanë gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një peshore digjitale”.

“Pas dokumentimin e plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga MPB-ja.