Lajmi i rremë për vdekjen e bashkëshortes se Kobe Bryant merr “dhenë”.
Disa ditë pasi bashkëshorti i saj Kobe Bryant dhe vajza Gianna humbën jetën nga ai aksident tragjik, në internet po qarkullon lajmi ku thuhet se Vanessa Bryant ka vrarë veten.
Lajmi vazhdon me argumentin se ajo nuk po duronte dot dhimbjen e madhe prandaj vendosi te marrë këtë vendim. Fotoja e cila është bërë virale mbante logon e BBC, një prej mediave më të mëdha në botë me mision për ta bërë lajmin e besueshëm.
Lajmi është përgënjeshtruar dhe thuhet se është përhapur vetëm për përfitime.
Faqja e kontrollimit të fakteve “Snopes”, i ka përgënjeshtruar këto thashetheme të pamëshirshme dhe rendit disa fakte.
Ata shkruajnë se kjo nuk është një mënyrë e të bërit të lajmeve nga “BBC”, fotoja “RIP” nuk gjendet në portalin e tyre dhe e gjitha ka qenë një montim.
Comments are closed for this post.