Raporti i vjeshtës, i përpiluar nga Banka Botërore i ka ulur edhe më tej parashikimet për rritje ekonomike në plan afatmesëm. Numrat flasin për vite të vështira në planin ekonomik që pritet të rëndojnë ekonomitë lokale, të cilat megjithatë do të rriten, por vetëm minimalisht në vitet e ardhshme. Maqedonia e Veriut është nën rrezikun e stagflacionit, prandaj BB sugjeron që shteti të fillojë të zbatojë premtimet për reforma
Kriza energjetike, inflacioni dhe lufta në Ukrainë konsiderohen si faktorë që do të vijojnë të mbeten kyç për stagnimin ekonomisë. Të paktën deri në vitin 2025, kur pritet që të rikthehet trendi i rritjes ekonomike sikurse para pandemisë, me theks tek vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Raportin “Mbrojtja Sociale për Rimëkëmbje” të publikuar së fundmi, BB vëren se pritjet janë që Ballkani Perëndimor mesatarisht të ketë rritje ekonomike për 3.4 për qind në vitin 2022, 2.8 për qind në vitin 2023 dhe 3 për qind në vitin 2024.
Banka Botërore parashikon inflacion rekord në vitin 2022, ndërsa për vitet 2023 dhe 2024 inflacioni do të vazhdojë, por në parametra njëshifrorë. Inflacioni prek më shumë të varfrit dhe, si rrjedhojë, parashikohet stagnim në trendin e uljes së shkallës së varfërisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Potenciali i rritjes në rajon vazhdon të varet nga nevoja për reforma strukturore për rritjen e produktivitetit, rritjen e konkurrencës, investimi në kapitalin njerëzor dhe fuqizimin e qeverisjes së mirë”, thuhet në Raport.
Si parashikohet rritja ekonomike në periudhën në vazhdim? Raporti i vjeshtës, i përpiluar nga Banka Botërore i ka ulur edhe më tej parashikimet për rritje ekonomike në plan afatmesëm. Numrat flasin për vite të vështira në planin ekonomik që pritet të rëndojnë ekonomitë lokale, të cilat megjithatë do të rriten, por vetëm minimalisht në vitet e ardhshme. Në zërin për Maqedoninë e Veriut thuhet se në momentin që filloi rimëkëmbja ekonomike nga recesioni i pandemisë, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë ndaluan rimëkëmbjen dhe ndikuan në presionin inflacionist në fillim të vitit 2022. Çmimet e energjisë dhe të ushqimeve janë rritur, ndërsa rritja e pagës minimale për 18.5 për qind në mars të vitit 2022 nxiti më tej pritjet inflacioniste. Edhe perspektiva afatmesme ekonomike nuk duket e mirë për Maqedoninë e Veriut, sipas analizave të Bankës Botërore.
Maqedonia e Veriut është nën rrezikun e stagflacionit, prandaj Banka Botërore sugjeron që shteti të fillojë të zbatojë premtimet për reforma që mund të gjallërojnë momentumin e rritjes së mundshme në plan afatmesëm. “Ulja e varfërisë me shumë mundësi do të stagnojë në vitin 2022, duke marrë parasysh rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë që godasin më shumë të varfrit, pasi ata shpenzojnë pjesë më të madhe të të ardhurave në këto produkte”, parashikon Raporti i BB-së.(koha.mk)
Comments are closed for this post.