Që prej mëngjesit të djeshëm, qindra mijëra qytetarë në të gjithë botën po ndjekin me ankth ngjarjet e fundit në Ukrainë. Ajo që druhej, ndodhi. Rusia nisi mëngjesin e 24 shkurtit sulmet ushtarake në Kharkiv, Odesa dhe Kiev. Frika e përshkallëzimit të situatës ka ngjallu panik te çdokush, më së shumti te qytetarët ukrainas të cilët këto 48 orët e fundit po tentojnë të largohen nga vendi ose të vendosen në zona të mbrojtura.

Disa orë pas fillimit të bombardimeve, foto dhe video të panumërta mallëngjyese filluan të qarkullojnë në rrjete sociale. Në një video të postuar në Instagram, një baba i dëshpëruar dhe i përlotur përshëndet vajzën e tij ndërsa ajo zhvendoset në një “zonë të sigurt”. Burri është ushtar dhe i duhet të qëndrojë për të luftuar kundër pushtimit rus. Imazhet e mëposhtme janë tejet të rënda sidomos për prindërit, të cilët i druhen të ardhmes së fëmijëve të tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albatross Culture (@albatrossculture)