Humbja e peshës, ulja e rrezikut për kancer të gjirit, reduktimi i insomnisë dhe shumë probleme të tjera, mund të parandalohen duke konsumuar gjalpë kikiriku. Ky lloj gjalpi është i mbushur me vitamina, minerale dhe yndyra të shëndetshme, të cilat ju ndihmojnë në funksionimin normal të shumë proceseve fiziologjike në trup.
Sipas Bright Side, disa nga benefitet e gjalpit të kikirikut janë:
Redukton shansin e kancerit të gjirit– proteinat natyrale dhe yndyrat e mira që gjenden në gjalpin e kikirikut, mund ta zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit. Kjo sipas shumë studimeve të bëra mbi benefitet e këtij produkti.
Ndihmon në humbjen e peshës– gjalpi i kikirikut është një burim i mirë i proteinave, fibrave dhe përbërësve të tjerë natyralë. Ky produkt nuk i ndryshon nivelin e sheqerit dhe yndyrës në gjak siç pretendohet.
Ulë nivelin e stresit– gjalpi i kikirikut ka një përbërës të quajtur sitosterol, i cili ndihmon në normalizimin e nivelit të hormonit të stresit- kortizolit. Prania e antioksidantëve, yndyrave të shëndetshme dhe mineraleve bën që të rritet niveli i hormoneve të lumturisë.
Përmirëson aktivitetin e trurit dhe memorien– prania e vitaminës E dhe magnezit bën që gjalpi i kikirikut të ketë efekt edhe në aktivitetin e trurit.
Ndihmon në formësimin e muskujve– gjalpi i kikirikut është një shtesë ushqimore që ka benefite edhe për ata që bëjnë palestër. Konsumimi i tij ndikon në rritjen e energjisë.
Kontrollon shtypjen e gjakut– mineralet si kalciumi dhe magnezi bëjnë që gjalpi i kikirikut të ketë efekt edhe në uljen e shtypjes së gjakut.
Disa benefite të tjera që gjalpi i kikirikut ka janë: një gjumë më kualitativ, ndihmon në funksionimin normal të shtatzënisë, parandalon diabetin dhe nvelin e kolesterinës në gjak.
Comments are closed for this post.