Mosmarrëveshjet mes Qyteti të Shkupit dhe transportuesve privat ishin në fokus edhe të pyetjeve të këshilltarëve në seancën e sotme të Qytetit. Stefan Andonov nga OBRM-PDUKM kërkoi nga kryetarja e Qytetit dhe drejtori i NQP-së përgjigje të qartë për pyetjet përse nuk është paguar borxhi dhe kur i njëjti do të paguhet.

“Përse deri tani kompanive private “ Sloboda Prevoz” dhe “ Makekspress” nuk u janë paguar 90 milion denarët. Dhe e dyta, kur do të paguhen dhe kur do të tejkalohet ky problem?, u shpreh Stefan Andonov-OBRM-PDUKM.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përsëri tha se kompanitë e transportit privat nuk kanë respektuar anën e tyre të marrëveshjes dhe tha se nëse dikush thotë se NQP u detyrohet para le t’i kërkojnë ato në rrugë ligjore. Ajo paralajmëroi se së shpejti do të ketë thirrje publike për angazhim të transportuesve privat.

Reklama

“Nga e keni ju atë informacion dhe spekuloni se miliona u kemi borxh kur asnjë deri në këtë moment as nuk ka paralajmëruar dhe as nuk i ka kërkuar ato mjete? Nga i keni ju ato të dhëna? Asnjë paralajmërim nuk është dorëzuar deri tani në NQP. Ka detyrime në marrëveshje. Dikush nuk i respekton ato detyrime. Dikush ndaloi autobusët nga qarkullimi dhe s’është në interes të qytetarëve, tha Danella Arsovska_ kryetare e Qytetit të Shkupit.

Këshilltarët nuk ishin të kënaqur nga përgjigjet e kryetares së Qytetit dhe as nga përgjigjet e drejtorit të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik. Në seancë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të transportuesve privat.