Pas tre muaj e gjysmë pushim, periudhë në të cilën aeroportet në shtet ishin të mbyllura për fluturime të udhëtarëve për shkak të krizës me KOVID-19, sot në mëngjes aterimin e parë në aeroportin e Shkupit e pati aeroplani i Turkish erlajns i cili nga Stambolli në Shkup i solli 104 pasagjerë. Aeroplani u prit me përshëndetjen e aviacionit për “mirëseardhje” – urën e ujit në formë të ylberit. Menjëherë pas tij ateroi edhe aeroplani i Pegasus erlajns, gjithashtu nga Stambolli, i cili në Shkup i solli 125 pasagjerë.

Nga TAV Maqedoni thonë se pasagjerët e parë erdhën dhe u larguan nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup duke i ndjekur rregullat e reja të udhëtimit me qëllim të mbrojtjes nga KOVID-19.

“Në ditën e parë të rihapjes së Aeroportit ndërkombëtar Shkup priten 28 fluturime, me gjithsej 1.700 pasagjerë”, qëndron në publikimin e TAV Maqedoni.

Fluturimet e para nga aeroporti Shën Apostul Pali në Ohër janë planifikuar për pasdite për kur janë paraparë fluturime dhe aterime drejt dhe nga Cyrihu dhe Milano.

Në dy aeroportet zbatohet Protokolli i sjellë nga Komisioni për Sëmundje Infektuese, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, i bërë sipas të gjitha standardeve botërore. Në objekt do të kenë mundësi të hyjnë vetëm pasagjerët. Ata duhet të arrijnë në aeroport tri orë para fluturimit. Me këtë, dukshëm do të ulet rreziku nga turma. Pasagjerët duhet t’i respektojnë parimet e distancës, mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe dezinfektimitn e duarve.

“Në objekt është vendosur edhe kamerë termale në hyrje të TAV që të bëhet skrining termal i të gjithë pasagjerëve që vijnë në vend. Dhoma për izolim edhe më tej do të funksionojë për pasagjerët të cilët kanë temperaturë të rritur trupore. Të punësuarit e Qendrës për Shëndet Publik do të mund të iniciojnë testimin e udhëtarëve për të cilët do ta përcaktojnë se është e nevojshme një gjë e tillë”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas masave të reja, në objektin terminal guxojnë të hyjnë vetëm ata persona që do të tregojnë biletë valide avioni (të shtypur apo në telefon) por jo edhe miqtë e tyre apo anëtarët e familjeve të tyre të cilët kanë ardhur t’i përcjellin. Në hyrje do t’i dezinfektojnë duart dhe këpucët, pas së cilës me kamerë termale do t’u matet temperatura trupore. Nëse nuk kanë temperaturë të rritur, do të mund të vazhdojnë drejt sporteleve për regjistrim apo veëtregjistrim. Ndalohet pasagjerët të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në sallat e pritjes, zonat e largimit, arritjet dhe vajtjet dhe në ato vende ulëset janë të shënuara në mënyrë speciale që të ruhet distancë fizike e sigurt.