Teksa gazetat si “New York Times’ përditësojnë numrin e rasteve e të infektuarëve me Covid-19 dhe konfirmojnë numrin e të vdekurve, një trend i ri po del në pah. Norma e vdekshmërisë, e llogaritur si raporti i individëve që kanë ndërruar jetë me ata që janë konfirmuar si të prekur nga ky virus, duket se po bie.
Gjashtë ditë më parë, në 12 mars, kishte 36 vdekje të shkaktuara nga Covid-19 në SHBA nga një total prej 1215 rastesh të infektuarish. Që prej datës 18 mars, atëherë kur ne dhe vendosëm të shkruanim këtë artikull pati 121 vdekje nga një total prej 7047 rastesh të infektuarish.
Kjo përbën një rënie në vdekshmërinë e shkaktuar nga ky virus nga 2.96% në 1.72 %
Kjo është inkurajuese, teksa shohim përqindjen e vdekshmërisë në SHBA të jetë më e ulët se ajo e Kinës, Francës, dhe Anglisë. Ka pasur shumë debate, biseda e analiza në lidhje me politikat që duhen ndërmarrë për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Mbyllja e shkollave dhe distancimi social duhet të mjaftojnë për të dhënë efekt në rritjen e rasteve me këtë virus, por jo në vdekshmërinë të shkaktuar nga ky virus vetë.
Pse vallë përqindja e vdekshmërisë në SHBA ka rënë kaq shumë në kaq pakëz ditë ? Përgjigja është e thjeshtë. Teksa më shumë njerëz testohen për këtë virus, përqindja e vdekshmërisë bie dhe më shumë e njëkohësisht ajo bëhet e më e saktë si vlerë statistikore.
Dhe të dhënat më të sakta neve na vijnë nga Gjermania, e cila ndoshta dhe ka pasur testimet më të mira krahasuar më shumë vende të tjera. Gjermania gjithashtu ka dhe normën e vdekshmërisë më të ulët në veçse 0.1 përqind. Nëse ky numër ju duket familiar është sepse kaq është dhe përqindja e vdekshmërisë në një sezon të zakonshëm gripi siç ishte ai i ShBA-së në 2018-2019.
Por pse vdekshmëria nga Covid-19 është kaq e ulët në Gjermani dhe po vjen duke u ulur në SHBA ? Arsyeja është artimetika e thjeshtë. Nëse veçse njerëzit që spitalizohen apo sëmuren rëndë testohen, sigurisht që raporti i vdekshmërisë do rezultojë i lartë e njëkohësisht jo i paanshëm (pra jo i saktë). Kjo pasi ata individë që nuk kanë simptoma të rënda nuk llogariten e si rezultat virusi shfaqet si më vdekjeprurës seç është në të vërtetë.
Ky sigurisht është rasti në Kinë, Itali, Francë, Angli dhe momentalisht në ShBA. Por nëse testimi është më i përhapur atëherë dhe përllogaritja e vdekshmërisë do të ishte më e saktë. Gjithashtu patja e më shumë testimeve mund të lejojë një karantinim e më efektiv.
Në fjalë të tjera, ndonëse Gjermania është vend i pasur e i zhvilluar, nuk ka arsye se pse norma e vdekshmërisë në këtë vend të jetë sa një fraksion i përqindjes së vdekshmërisë që ekziston në vendet e tjera të ngjashme të zhvilluara e të pasura si Gjermania. Një arsye pse testimi është më efektiv në Gjermani ka të bëjë me mënyrën e decentralizuar të testimeve. Laboratorë të pavarur mund t’i bëjnë testimet pa qenë nën drejtimin e një burokracie të centralizuar.
Po kështu dhe një artikull i fundit në “New York Times” i’a atribuon këtë vdekshmëri të ulët në Gjermani, testimeve më të shumta e si rezultat e vlerës statistikore më cilësore.(gazetaSI)
Comments are closed for this post.