Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nëpërmjet një video prezantoi idenë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoni e duke thënë se “çdo gjë ka një fillim dhe se çdo gjë fillon me një ëndërr”.
Ahmeti në fillim të fjalimin përmend të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut .
“Ne shqiptarët kemi ëndërruar për liri, për barazi dhe luftuam që kjo ëndërr të bëhet e vërtetë. Sepse kur besojmë në diçka, ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka. Si shqiptarët, ne kemi ditur gjithmonë se si të bashkohemi për qëllimet e përbashkëta, kur ka qenë e rëndësishme dhe vendimtare, gjatë luftës, gjatë krizës dhe gjatë përpjekjeve tona të pandalura për barazi dhe integrim”, thotë Ahmeti duke shtuar se kjo është arsyeja se pse shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë arritur aq shumë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kreu i BDI-së thotë se Marrëveshja e Ohrit tashmë është duke u zbuar ndërsa gjuha shqipe, sipas tij tashmë gëzon status të barabartë dhe formal edhe flamuri kombëtar shqiptar. Poashtu Ahmeti thotë se Marrëveshja e Prespës është nënshkruar dhe se Kushtetuta ka ndryshuar.
“Ne jemi anëtarë të plotë të NATO-s dhe po bisedojmë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Shqiptarët, sot më shumë se kurrë, drejtojnë poste kryesore si gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme si dhe institucionet kryesore kyçe bashkërisht me kreun e Kuvendit”, thotë Ahmeti.
Sipas tij, tani është koha për vazhdimin e ëndrrës për shkak se shqiptarët duhet të arrijë edhe më shumë dhe se Maqedonia e Veriut tashmë është vendi ynë.
“Ne kemi pjesë të barabartë në historinë, trashëgimin, në ekonominë dhe në të ardhmen e vendit tonë. Tani është koha për barazi të plotë, për marrje të përgjegjësisë për të prirë. Është koha për kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut”, thotë Ahmeti.
Ahmeti shton disa këtë ide disa mund ta përqeshin dhe ta cilësojnë si të parealizueshme por nëse mohohet ëndrra të bën të punosh akoma më shumë për ta realizuar.
Ideja e kryeministrit shqiptar, sipas Ahmetit, nuk është e BDI-së dhe se të gjithë duhet të bashkohet rreth kësaj ideja.
Comments are closed for this post.